Kosova nis përgatitjet për kualifikimet e EURO 2024

Hendboll

Kosova nis përgatitjet për kualifikimet e EURO 2024

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Sot bëhet grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Grumbullimi bëhet prej orës 12:00. Stërvitja e parë e vajzave kosovare është prej orës 19:30 deri në ora 21:00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Të mërkurën në mëngjes është udhëtimi për në Horsens të Danimarkës, ku të enjten prej orës 21:00 është ndeshja me Danimarkën. Ndeshja i takon xhiros së parë të kualifikimeve për Euro 2024. Menjëherë të shtunën është ndeshja Kosova – Danimarka, në Prishtinë.

Danimarka është superfuqi e hendbollit, ndërsa ndeshjet ndaj saj do të shërbejnë për rritjen e mëtejme të Kombëtares sonë.

Tashmë të grumbulluara në Prishtinë janë Kombëtaret U19 dhe U17 që javën tjetër paraqiten në IHF Trophy. Të dy kombëtaret e reja të dielën i kanë zhvilluar stërvitjet e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat