Trepça mposht Vëllaznimin dhe del në vendin e parë

Hendboll

Trepça mposht Vëllaznimin dhe del në vendin e parë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 14:56
Pamje nga ndeshja

Trepça nuk ka lejuar befasi në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll.

Në “Minatori”, Trepça e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 57:31.

Me fitore, skuadra mitrovicase doli e para në tabelë me 6 pikë, nga sa i kanë edhe disa skuadra të tjera.

Yassine Henahem ishte më efikasi te Trepça me 13 gola. 16 gola për Vëllaznimin i shënoi Ardi Halili.

Të mërkurën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të xhiros së katërt. Kastrioti e mposhti Vushtrrinë me rezultat 38:27. Endrit

Tafarshiku realizoi 10 gola për ferizajasit. Fitim klinaku i kishte 14 te Vushtrria.

Më i përafërt ishte rezultati i ndeshjes Prishtina – Deçani. Prishtina fitoi me 36:33. Oltion Beshiri shënoi tetë gola për Prishtinën. Fatlind Mazrekaj i kishte nëntë për deçanasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat