Përkuleni para diasporës se pa diasporë do të ishim në telashe për lojtare të nivelit të kombëtares së Kosovës

Hendboll

Përkuleni para diasporës se pa diasporë do të ishim në telashe për lojtare të nivelit të kombëtares së Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 tetor 2023 Në ora: 22:15
Pamje nga ndeshja Danimarka - Kosova

Kosova nuk ka asnjë justifikim për humbjen e mbrëmshme me rezultat 44:17 nga Danimarka (femrat) në kuadër të kualifikueseve në Kampionatit Evropian.

Kosova i ka traditë 70 vjet të hendbollit, nuk jemi foshnjore!

Nuk është faji i selektorit, është faji kryekëput i klubeve që nuk kanë punu dhe nuk kanë asnjë lojtare për kombëtaren A.

Merre me mend Istogu klub që ekziston qe 19 vite, ka katër reprezentuese, ndërsa Kastrioti i Ferizajt klub me nam e Prishtina me nam, që besa edhe Vushtrria, as një lojtare nuk e kanë në kombëtare.

Në vend që të keni lojtare e lojtare, që selektori mu djersit cilën me ftu, selektori pa u djersit e bën listën, se nuk ka konkurrencë!

Selektori nuk prodhon lojtare për 2 javë, ku jeni ju klubet e Republikës së Kosovës?

Nuk është arsye që Danimarka është shumë e fortë por ku jemi ne në Kosovë me klube e me punë! 
1999 – 2023, bëjnë rrafsh 24 vite.

Në vend që të kemi lojtare brenda vendit tonë 20 – 24 vjeçare, mos them edhe 26-27 vjeçare, fatkeqësisht nuk kemi!

Në vend që të kemi lojtare për treg të jashtëm, ne nuk kemi!

Qe 24 vite u krye lufta. Çka bëtë?

Hiq Istogut që më shumë ka lojtare të huaja, ashtu mbahet edhe Ferizaj me lojtare të huaja po e mund Istogu sa herë të do, Superliga është përtokë.

Përkuleni para Diasporës se pa diasporë nuk do të kishim asgjë sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat