Kosova synon një paraqitje më të mirë ndaj Danimarkës 

Hendboll

Kosova synon një paraqitje më të mirë ndaj Danimarkës 

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 11:59
Pamje nga ndeshja e parë

Danimarka ka zbarkuar në Prishtinë.

Danezët sonte (20.15) do të ballafaqohen me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat).

Ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Selektori Agron Shabani synon një paraqitje më të mirë me vashat e tij për dallim nga sfida e parë në Horsens.

Sfidën e parë Dardanet e humbën me rezultat 44:17. 

“E presim Danimarkën me vendosmëri për të dhënë më të mirën.

Fat e sukses për vajzat tona”, uron fat FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat