Humbje e thellë e Besa Famgas në garat evropiane

Hendboll

Humbje e thellë e Besa Famgas në garat evropiane

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 00:06
Pamje nga një ndeshje

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është mposhtur thellë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa pësoi nga gjiganti turk, Beshiktash Safi Cimento me rezultatin 43:24.

Që në pjesën e parë dallimi në rezultat ishte i madh. Pas 30 minutave lojë, Beshiktashi ishte para 23:10.

Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Besa me shtatë gola.Nga katër i kishin Igor Chiseliov dhe Ajdin Smajilbegoviq.

Ndeshja e kthimit është më 21 tetor në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat