Sara Gjergjaj, lojtarja më e mirë e IHF Trophy për të reja

Hendboll

Sara Gjergjaj, lojtarja më e mirë e IHF Trophy për të reja

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Kapitenja e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll, Sara Gjergjaj është shpallur lojtarja më e mirë (MVP) e IHF Trophy për zonën evropiane për këtë grupmoshë.

Gjergjaj udhëhoqi Kosovën drejt titullit të kampionit, ndërsa është shquar me paraqitje të mira. Rritja e saj si lojtare është evidente, ndërsa prej Sarës priten gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen.

Golashënuesja më e mirë e IHF Trophy për Evropë për grupmoshën U17 ishte Sarah Haxhibuliq e Bosnjë-Hercegovinës. Ajo i shënoi 50 gola.

Shtatëshja më e mirë përbëhet nga: Alina Shabani (Kosovë), Sarah Haxhibuliq (Bosnjë-Hercegovinë), Melina Spasova (Bullgari), Sara Gjergjaj (Kosovë), Arona Krasniqi (Kosovë), Diona Dresh (Kosovë), Anastasja Pavloviq (Bosnjë-Hercegovinë).

Ivet Kostadinova e Bullgarisë u shpall mbrojtësja më e mirë.

Kosova U17 e fitoi garën e mbajtur deri të dielën në Prishtinë dhe do të paraqitet në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy. Prej atje mund ta siguroi biletën për Kampionatin Botëror U18..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat