Çair, thirrje tifozëve për mbështetje sonte në derbin ndaj Metalurg-ut

Hendboll

Çair, thirrje tifozëve për mbështetje sonte në derbin ndaj Metalurg-ut

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:55
WHC Çair

Vëmendja e dashamirëve të hendbollit per femra mbrëmjen e sotme do të jetë në Çair, aty ku në orën 18:00 do të luhet një nga derbit më të bukur në Ligën e Parë të femrave në RMV, sfida mes WHC Çair dhe ZHRK Metalurg nga Autokomanda.

Është kjo ndeshje e shtyre e javës së 4-të, ndërsa hendbollistet e Çairit deri tani kanë luajtur tre ndeshje duke shënuar dy fitore, një barazim dhe kanë 7 pikë, të pozicionuar në vendin e katërt.

Ndërsa, Metalurg poashtu ka zhvilluar tre ndeshje dhe ka dy fitore dhe një disfatë, renditen në vendin e gjashtë me 6 pikë. Tabelës i prinë Kumanovo me 12 pikë maksimale nga katër ndeshje.

"Ju bëjmë thirrje ditën e mërkurë të jeni prezent në palestrën sportive 'Enver Idrizi' në Çair, për të mbështetur ekipin e vajzave në një takim mjaft të rëndësishëm ndaj Metalurgit të Autokomandës, ndeshje kjo e rëndësishme për objektivin titull.

Hyrja do të jetë pa pagesë dhe prezenca e juaj në sallē, do të ishte një shtysë e madhe drejt trofeut të parë për vajzat e Çairit.

Së bashku, i’a dalim për të marrë 3 pikët dhe për të ecur të pathyeshëm drejt fitores së tretë me radhë këtë sezon në Super Ligën e Femrave", njofton Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat