Trepça dëmtohet, Bosnja nuk i jep vizën lojtarit nga Tunizia 

Hendboll

Trepça dëmtohet, Bosnja nuk i jep vizën lojtarit nga Tunizia 

Nga: K. Goca Më: 18 tetor 2023 Në ora: 19:04
Yassine Henahem.

Trepça do t’i zhvillojë dy ndeshje me marrëveshje në Bosnjë dhe Hercegovinë në kuadër të Kupës Evropiane në hendboll.

Trepça ballafaqohet me klubin boshnjak Vogoshça. 

Fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça e Mitrovicës, është e hendikepuar, Bosnja nuk i jep vizë lojtarit nga Tunizia, Yassine Henahem. 

Cila është arsye që nuk pajiset me vizë lojtari nga Tunizia?

“Procedura më të gjata për shtetasit e Tunizisë, kjo është arsyeja”, tha shkurt Bujar Istrefi, kryetar i KH Trepçës.

Ndeshja e parë luhet më 20 tetor (19.00); e dyta, të dielën (17.00). 

Trepça është shumë e dobësuar pa hendbollistin Henahem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat