Skuadra shqiptare fiton derbin ndaj Metalurg Autokomandës

Hendboll

Skuadra shqiptare fiton derbin ndaj Metalurg Autokomandës

Nga: K. G. Më: 18 tetor 2023 Në ora: 22:20
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare, Çair, e udhëhequr nga hendbollistja Teodora Dukoska, ka shënuar fitore me rezultat 29:23 ndaj Metalurg Autokomandës, në derbin e radhës së në kuadër të javës së katërt në Superligën e Maqedonisë (femrat). 

Dukoska është në formë të shkëlqyeshme në fillim të këtij sezoni, duke shënuar 11 gola, prej të cilëve vetëm dy nga penalltia.

Mbrojtja e Metalurg Avtokomandës nuk pati zgjidhje për Dukoskën.

Çairi renditet në vend të katërt me 10 pikë dhe barazohet me vendin e tretë të tabelës, Vardarin, ndërsa Metalurg Autokomanda mbetet në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë dhe Kumanova kryeson me 12 sosh. 

Përveç Dukoskës me 11 gola, te vendasit u dalluan edhe Stefanija Gjeorgievska dhe Bojana Dinevska me nga katër gola, ndërsa Kraleva me shtatë gola dhe Gulitsoska me pesë gola ishin më efikaset te Metalurg Autokomanda.

Në javën e radhës Çairi do të luajë jashtë vendit me Spartakun, ndërsa Metalurg Autokomanda e pret Skopjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat