Trajneri i skuadrës boshnjake: Nikolla Prce na ndihmoi shumë me informacione për Trepçën 

Hendboll

Trajneri i skuadrës boshnjake: Nikolla Prce na ndihmoi shumë me informacione për Trepçën 

Nga: K. Goca Më: 19 tetor 2023 Në ora: 18:26
Senad Skopljak

Klubi boshnjak Vogoshça nuk ndihet i qetë para takimit me fituesin e Kupës së Kosovës, KH Trepça nga Mitrovica, në kuadër të xhiros së dytë të Kupës Evropiane në hendboll (meshkujt. 

Ndeshja e parë luhet nesër në orën 19.00.

Me marrëveshje të klubeve, të dyja ndeshjet do të luhen në sallën ‘Amel Beçkoviq’ në Vogoshçe.

Me këtë rast sot para mediave folën trajneri i skuadrës së Vogoshça, Senad Skopljak dhe hendbollisti Nedim Kadriq.

“Ne kemi përvojë, Vogoshça ka luajtur disa herë në Evropë. 

Hendbolli në Kosovë është në fillimet e tij. Më e mira është Besa, e ndjekur nga Trepça.

Nuk duhet të na shkaktojnë problem, por nuk duhet të ketë relaksim. Nikolla Prce na ndihmoi shumë me informacione.

Ne i kemi parë ndeshjet dhe e dimë se si luajnë. Nëse imponojmë stilin tonë të lojës, duhet të shmangim sulmet pozicionale”, tha Skopljak transmeton media boshnjake “Osllobogjenje”.

Kadriq tha se Vogoshça pret një ekip shumë cilësore nga Trepça, tha: “Na pret një ndeshje evropiane.

Na pret një ekip cilësor, jemi gati dhe mezi presim fillimin. Si nikoqirë, ne do të lëmë një përshtypje të mirë në Evropë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat