Trepça në presion të ndeshjes me skuadrën boshnjake

Hendboll

Trepça në presion të ndeshjes me skuadrën boshnjake

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:42
Skuadra e Trepçës

Skuadra e Trepçës ka udhëtuar të enjten për në Vogoshqa të Bosnjë-Hercegovinës ku do t’i zhvillojë dy ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Përballë skuadrës mitrovicase do të jetë skuadra e Vogoshqës.

Ndeshja e parë është të premten prej orës 19:00, ndërsa e dyta të dielën prej orës 17:00.

Skuadrat janë pajtuar që dy ndeshjet të luhen në Bosnjë-Hercegovinë.

Mitrovicasit kanë udhëtuar me synimin për të dhënë më të mirën në kërkim të suksesit.

Vogoshqa ka pesë paraqitje në garat evropiane, ndërsa vlerësohet skuadër cilësore.

Trepça ka garuar dy herë deri më tani në kupa kontinentale dhe është në kërkim të suksesit të parë. Trepça është fituese e Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat