Kabashi: Jemi përgatitur për boshnjakët por kemi një mungesë

Hendboll

Kabashi: Jemi përgatitur për boshnjakët por kemi një mungesë

Nga: K. Goca Më: 20 tetor 2023 Në ora: 14:40
Taib Kabashi

Trepça e Mitrovicës, fitues i Kupës së Kosovës, është gati për sfidën e parë të rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll (meshkujt).

Mitrovicasit përballen me ekipin boshnjak Vogoshça. 

Të dy takimet luhet në terren të Vogoshça me marrëveshje të klubeve.

Ndeshja zhvillohet sonte (19.00) në palestrën e sportit në Vogoshça. 

Kryetrajneri i Trepçës, Taib Kabashi, shprehet i matur para kësaj sfide.

“Ne jemi të përgatitur për këto dy lojë edhe pse kemi mungesën e lojtarit tonë standard, Yassine Henahem (shkaku mungesës së vizës nga ambasada Bosnja dhe Hercegovina), prapëseprapë do të japim maksimumin dhe shpresojmë në rezultat sa më të mirë”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat