Istogu i jep leksion Samadrexhës, Albina Rugova i shënon dhjetë gola

Hendboll

Istogu i jep leksion Samadrexhës, Albina Rugova i shënon dhjetë gola

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 20:56
Pamje nga një ndeshje

Istogu i jep leksion Samadrexhës!

Albina Rugova i ka shënuar dhjetë gola për ta udhëhequr Istogun drejt fitores në derbi.

Të dielën në Samadrexhë, Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultat 27:21.

Pas pjesës së parë rezultat ishte 14:12 për istogaset.

Ndeshja i ka takuar javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Për Istogun, kampionin aktual, është fitorja e tretë rresht. Samadrexha pësoi humbjen e parë, por ka dëshmuar se po formën skuadër cilësore dhe me pretendime.

Pos kapitenes Rugova, tek Istogu u shqua edhe Fatiha Haimer me gjashtë gola. Nga katër i kishin Dajana Milaniq e Arlinda Dinarica. Arlinda Maloku u shqua te Samadrexha me shtatë gola. Pesë i kishte Rabina Oz, ndërsa nga tri i shënuan Aulona Maloku e Fetane Uzunlar.

Të dielën u luajt edhe ndeshja Shqiponja – Vushtrria.

Fitore shënoi skuadra vushtrriase me rezultat 32:29.

Pas pjesës së parë dallimi ishte vetëm një gol në të mirë të Vushtrrisë, 17:16.

Genta Basholli i kishte dhjetë gola për Vushtrrinë, ndërsa tetë i shënoi Agnesa Hysa. Sara Silva i shënoi 9 gola për Shqiponjën, derisa shtatë i shtoi Alma Nivokazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat