Ferizaj demolon Prishtinën

Hendboll

Ferizaj demolon Prishtinën

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:36
Shkurta Mehmeti

Ferizaj ka arsyetuar rolin e favoritit duke fituar me dhjetë gola dallim ndaj Prishtinës në kryeqytet.

Ndeshja e së mërkurës mbrëma, Prishtina – Ferizaj, i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Ferizaj fitoi me rezultat 43:33.

Pas pjesës së parë dallimi ishte gjashtë gola në të mirë të skuadrës mysafire.

Amanda Lemos i kishte tetë gola për Ferizajn, ndërsa nga shtatë i shënuan Elsa Kongjeli e Lorena Matarova.

Fionë Krasniqi u shqua te Prishtina me nëntë gola. Shtatë i kishte Ermira Berisha.

Për Ferizajn është fitorja e tretë nga po aq ndeshje të luajtura. Prishtina pësoi humbjen e tretë.

Të mërkurën luajtën edhe Samadrexha e Jusuf Gërvalla. Samadrexhaset fituan bindshëm, 43:23.

Ameni Jammali udhëhoqi Samadrexhën me shtatë gola, sa i kishte edhe Arjeta Imeraj te Jusuf Gërvalla.

Samadrexha ka tri fitore e një humbje. Jusuf Gërvalla ka tri humbje e një fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat