Jupa: Në Sllovaki për rezultat të mirë, në Prishtinë kualifikimin

Hendboll

Jupa: Në Sllovaki për rezultat të mirë, në Prishtinë kualifikimin

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 11:09
Jupa

Pivoti Kastriot Jupa do të jetë kapiten i Kosovës në ndeshjen e së enjtes në Sllovaki.

Jupa tashmë i ka 60 ndeshje me Kosovën, si asnjë sportist tjetër.

"E kemi analizuar kundërshtarin dhe besoj se dimë mjaftueshëm për të.

Shkojmë për rezultat pozitiv atje dhe pastaj në Prishtinë ta sigurojmë kualifikimin në raundin tjetër.

Sllovakët janë nivel i ngjashëm me ne dhe besoj se kemi gjasa për avancim", thotë Jupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat