Kosova nuk ia del me Sllovakinë në Povazska Bystrica

Hendboll

Kosova nuk ia del me Sllovakinë në Povazska Bystrica

Nga: K. Goca Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:33
Pamje nga ndeshja

Sllovakia u tregua “kockë e fortë” për kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll .

Sllovakët shënuan fitore me rezultat 33:23 (15:9) ndaj Dardanëve, në ndeshjen që u zhvillua në në Povazska Bystrica të Sllovakisë.

Vetëm në minutën e parë ishin në epërsi (0:1) djelmoshat tanë, ndërsa sllovakët u treguan më konkret në vazhdim të ndeshjes. 

Sllovakia - Kosova 33:23
Sllovakia: Zernoviq, Prokop 7, Smetanka 6, Briatka 5, Pechy 3, Potisk 2, Devai 2, Urban 2, Hlinka 1, Fenar 1, Hnidak 1, Durish 1, Machde 2, Recicar, Toth e Kobnesny,.
Berisha, Gjuka 5, Ninaj 5, Jupa 3, Mushkolaj 2, Quni 2, Shabani 2, Gegaj 2, Zogaj 2, Cacaj, Muqolli, Ramadani, Mulaj, Taci, Luzha e Zena  

6:2 në minutën e 13-të, 9:6 (18’), 11:6 (24’) dhe pjesa e parë mbyllet e 15:9 në favor të Sllovakisë.

Edhe pjesa e dytë e njëjta këngë, sllovakët më të mirë. 

Në minutën e 50-të, 27:19 për Sllovakinë.

Djelmoshat tanë u munduan por nuk ia dolën që të nxjerrin rezultat më të favorshëm.

Sllovakia fitoi me rezultat 33:23 ndaj Kosovës.

Ndeshja e kthimit luhet të dielën në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Ky rezultat është shumë i keq por në sport nuk i dihet, si gjithmonë ka pas përmbysje.

Hendbollisti Egzon Gjuka e Kushtrim Ninaj me nga pesë gola, më efikasi të Kosova. 

Jakub Prokop ka realizuar 8 gola të sllovakët, i ndihmuar nga Tomas Smetanka 6, Juraj Briatla 5 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat