Kastrioti për fitore

Hendboll

Kastrioti për fitore

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:25
Pamje nga një ndeshje

Kastrioti i Ferizajt e sfidon Samadrexhën në njërën prej ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën prej orës 17:00 në palestrën në Samadrexhë.

Samadrexha është e treta me gjashtë pikë. Kastrioti i ka dy pikë në vendin e shtatë.

Të dielën është edhe ndeshja Prishtina – Shqiponja, që zhvillohet prej orës 14:30 në Bardhosh.

Të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi – Vushtrria (13:00) dhe Jusuf Gërvalla – Ferizaj (15:00). Në Gjakovë pritet rivalitet, ndërsa në Deçan skuadra mysafire është favorite.

Ndeshja mes Istogut dhe Ulpianës është shtyrë.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e pestë. Të shtunën janë ndeshjet Llapi – Vjosa (19:30) dhe Istogu – Prizreni (18:00).

Ndeshjet e së dielës janë: Drenica – Dukagjini (18:00), Samadrexha – Drita (13:00), Ulpiana – Lepenci (19:00). Ndeshja Ulpiana – Lepenci zhvillohet në Shtime.

Edhe te hendbollistet është java e pestë e Ligës së Parë. Dukagjini – Verona (12:00) dhe Trepça – Drita (13:00) janë ndeshjet e së shtunës.

Prizreni – Vjosa (14:00), Llapusha – Besa (13:00) janë takimet e së dielës. Ndeshja mes KEK-ut dhe CLICK-ut luhet më 8 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat