Sllovakia zbarkon në Prishtinë, Gurich: Asgjë nuk ka përfunduar

Hendboll

Sllovakia zbarkon në Prishtinë, Gurich: Asgjë nuk ka përfunduar

Nga: K. Goca Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:58
Sllovakia

Kombëtarja e Sllovakisë ka zbarkuar në Prishtinë, ku nesër (17.00) do të ndeshen me Kosovën në kuadër të ndeshjes së kthimit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll. 

Sllovakia e ka fituar takimin e parë me rezultat 33:23 ndaj Dardanëve. 

Sllovakët kanë një skuadër të avancuar mirë, por në të njëjtën kohë janë të vetëdijshëm se në ndeshjen e kthimit do ta kenë shumë më të vështirë. 

"Ne kemi hedhur hapin e parë, por duhet të jemi të përgatitur sa më mirë për ndeshjen e kthimit. 

Nëse humbim promovimin tani, do të ishte një tragjedi. 

Nuk mund të jemi kurrë plotësisht të kënaqur, sepse gjithmonë mund të jetë më mirë. 

Asgjë nuk ka përfunduar, shkojmë në revansh me faktin që nis nga 0:0”, deklaroi seelktori sllovak Fernando Gurich, i cili do të ketë në dispozicion 17 lojtarë gjatë fundjavës.

Portieri Michal Martin Koneçny dhe hendbollisti Andrej Sloboda nuk iu bashkuan ekipit.

Gurich nuk është i vetmi që dëshiron që lojtarët sllovakë të vazhdojnë trendin.

 "Gjëja më e mirë do të ishte të përsërisnim paraqitjen nga e enjtja.

Po e nisim nga mbrojtja, e cila funksionoi shumë mirë në ndeshjen e parë.

Ne mundëm t'i ndërpresim veprimet e tyre, kështu që ky agresivitet dhe mbrojtje do të jetë bazë edhe në ndeshjen e kthimit",-  tha kapiteni i kombëtares sllovake Lubomír Çurish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat