Kosova me zemër të madhe, gjunjëzon Sllovakinë 

Hendboll

Kosova me zemër të madhe, gjunjëzon Sllovakinë 

Nga: K. Goca Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 18:37
Pamje nga ndeshja

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 28:25 (14:14) ndaj Sllovakisë, në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Djelmoshave tanë iu kushtoi shtrenjtë humbja në sfidën e parë në udhëtim, me 33:23 dhe eliminohen nga kjo garë.   

Selektori Bujar Qerimi sot u paraqit me një taktikë ndryshe dhe që rezultoi me fitore.

Image

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit që kënaqi të pranishmit në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. 

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të mirë por edhe me disa gabime të kombëtares tonë, për faktin se ka pas mundësi të shkëputet edhe në epërsi sikur të ishin Dedaj qind për qindtë nga shtatëshet.

Kosova udhëhoqi me 2:1, me 5:3 në minutën e 8-të.

Pas 2 minutave barazohet rezultat 6:6 dhe Dardanët krijojnë epërsinë me të lartë në pjesën e parë, 10:7 në minutën e 16-të. 

Mysafirët gradualisht afrohen në rezultat dhe barazojnë 11:11 në minutën e 23-të, duke u përmbyllur pjesa e parë me rezultat 14:14.

Pjesa e dytë me ritëm, dhe Valon Dedaj nga penalltia thellon epërsinë në 20:17 në minutën e 42-të dhe Gegaj 21:17 në minutën e 43-të e 27:22.

Kosova shënoi fitore me 28:25 por nuk i mjaftoi të kualifikohet. 

Hendbollisti Kushtrim Ninaj ka treguar lojë shumë të mirë, duke shënuar 6 gola, i ndihmuar nga Valon Dedaj me 6, Egzon Gjuka 5, Leonard Gega 5 gola etj. 

Portieri Haris Berisha ka treguar formë të mirë duke mbrojtur me sukses dhe ishte ndër me të merituarit për këtë fitore.

Shimon Machac e Lukash Pechy me nga 4 gola janë më efikasi të sllovakët.
Sllovakia kualifikohet më tej.

Kosova – Sllovakia  28:25 (14:14)

Qendra e Rinisë dhe e Sportit,. Prishtinë.
Shikues: 700.
Kosova: Berisha, Gjuka 5, Ninaj 6, Jupa 1, Mushkolaj 1, Quni 3, Shabani 1, Gegaj 5, Zogaj, Cacaj, Dedaj 6, Muqolli, Ramadani, Mulaj, Taci, Luzha e Zena .
Sllovakia: Zernoviq, Prokop 3, Smetanka 1, Briatka 3, Pechy 4, Potisk 2, Devai, Urban 1, Hlinka, Fenar 2, Hnidak 3, Durish 2, Machac 4, Recicar e Toth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat