Të mërkurën ndeshja e mbetur mes Kastriotit dhe Vëllaznimit

Hendboll

Të mërkurën ndeshja e mbetur mes Kastriotit dhe Vëllaznimit

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:38
Pamje nga një ndeshje

Në mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të mërkurën nga ora 19:00 luhet ndeshja e mbetur mes Kastriotit dhe Vëllaznimit të Gjakovës. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.

Kastrioti është i pesti me gjashtë pikë. Në shtatë ndeshjet e deritashme i ka tri fitore e katër humbje. Ndërkohë Vëllaznimi e ka vetëm një fitore e gjashtë humbje. Është i shtati me dy pikë.

Të mërkurën është edhe ndeshja Drenica – Dukagjini, që i takon javës së parë të Ligës së Parë për hendbollistë. Kjo ndeshje zhvillohet në Drenas nga ora 19:30.

Prej orës 18:00 është takimi i javës së pestë të Ligës së Parë për hendbolliste mes KEK-ut dhe CLICK-ut.

Ndeshja preliminare e Kupës së Kosovës për hendbolliste mes Dukagjinit dhe Llapushës është të enjten prej orës 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat