Kastrioti i Ferizajt ka shtuar dy pikë të reja

Hendboll

Kastrioti i Ferizajt ka shtuar dy pikë të reja

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 21:03
Pamje nga një ndeshje

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja ishte e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Kastrioti fitoi me rezultatin 51:36.

Që në pjesën e parë ferizajasit krijuan epërsi prej dhjetë golash duke i dhënë fund çështjes së fituesit.

Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 27:16.

Beni Sula ishte më efikasi te Kastrioti me 8 gola. Nga 7 i kishin Agon Bytyqi, Besnik Bytyqi dhe Rinor Selmani.

Te Vëllaznimi 14 gola i shënoi Ardi Halili. 6 i kishte Egzon Lluka.

Kastrioti tani i ka tetë pikë. Vëllaznimi mbetet me dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat