Marigona fiton përballjen e motrave Hajdari

Hendboll

Marigona fiton përballjen e motrave Hajdari

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 23:26
Marigona e Arlinda Hajdari

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari janë prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll.

Dy lojtaret tona po paraqiten me sukses të plotë edhe në elitën e Danimarkës, njërën prej ligave më të forta në botë.

Të mërkurën në mbrëmje, Marigona e Arlinda u përballen mes vete me skuadrat e tyre.

Skuadra e Marigona Hajdarit, Silkeborg-Voel e mposhti skuadrën e Arlindës, Bjerringbro, me rezultatin 36:33.

Motrat Hajdari shkëlqyen në fushë. Marigona shënoi tri gola nga tri tentime, ndërsa i shtoi edhe dy asistime.

Është shquar edhe me organizimin e lojës, si zakonisht.

Arlinda tashmë është prej lojtareve kryesore të Bjerringbro dhe këtë e dëshmoi edhe të mërkurën. I kishte pesë gola nga gjashtë tentime. I kishte edhe tri asistime. Dhe u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes.

Forma e mirë e Marigonës dhe Arlindës, por edhe e reprezentuesve tjera tona, është me shumë rëndësi para sfidave të ardhshme ndërkombëtare të Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat