Jeton Bislimi pas fitores ndaj Besës: Luftuam për çdo top në fushë, kjo u shpërblye me fitore 

Hendboll

Jeton Bislimi pas fitores ndaj Besës: Luftuam për çdo top në fushë, kjo u shpërblye me fitore 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 nëntor 2023 Në ora: 13:07
Jeton Bislimi

Rahoveci po dëshmon lojëra të shkëlqyeshme në elitën e hendbollit të Kosovës.

Në gjashtë ndeshjet e para po aq fitore dhe kryesojnë me 12 pikë por ka edhe dy ndeshje më pak.

Mbrëmë në një atmosferë të bukur sportive në palestrën e sportit “Misair Isma” në Rahovec, Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në derbin e stinorit vjeshtor, duke e mposhtur me rezultat 34:33 kampionin në fuqi, Besa Famgas nga Peja.

Hendbollisti Jeton Bislimi ishte ndër më të dalluarit dhe kontriboi me 7 gola në fitoren e madhe.

Bislimi me shokë ka dhënë atomin e fundit në fushë, duke i shkaktuar humbjen e parë kampionit.

 “Ne luajtëm lojë disiplinuar në sulm dhe në mbrojtje, luftuam për çdo top në fushë dhe kjo u shpërblye me fitore”, thotë Bislimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Rahoveci është prej kandidatëve për titull, ku e sheh forcën e saj?

“Rahoveci ka bërë një organizim të mirë, kushtet për punë janë të gjitha në nivel.

Forca jonë është grupi dhe atmosfera në ekip që është për çdo lëvdatë”, shprehet Bislimi.

Rahoveci kryeson me 12 pikë (2 ndeshje më pak), pasojnë Trepça 10 (2 ndeshje më pak), Besa Famgas 8 (3 ndeshje më pak), Kastrioti 8, Prishtina (1 ndeshje më pak), Deçani 4 (1 ndeshje më pak), Vëllaznimi 2 dhe Vushtrria 2 pikë. (1 ndeshje më pak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat