Ferizaj - Istogu, kryendeshja e stinorit

Hendboll

Ferizaj - Istogu, kryendeshja e stinorit

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 22:12
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj - Istogu është kryendeshja e xhiros së shtatë por edhe e gjithë stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Derbi i madh zhvillohet të dielën prej orës 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Të dy skuadrat pretendojnë titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës.

Bëhet fjalë për skuadra të konsoliduara që në përbërje kanë lojtare cilësore dhe me përvojë.

Istogu e mposhti Ferizajn në ndeshjen për Superkupë, ndërsa është edhe kampion aktual dhe fitues në fuqi i Kupës. Istogu ka kohë të gjatë që nuk ka pësuar humbje dhe udhëton drejt Ferizajt për fitoren e radhës.

Plane të tjera ka skuadra vendase, që synon ta ndal hovin e istogaseve. Ferizaj kërkon fitore për të dëshmuar që ambiciet e mëdha i ka të bazuara. Loja pritet të jetë e fortë, ndërsa atmosfera e bukur dhe sportive.

Për Istogun ndeshja do të shërbejë si provë gjenerale para takimeve të vështira evropiane që i ka javën e ardhshme.

Të dy skuadrat i kanë nga pesë fitore dhe mbajnë pozitat një e dy .

Kastrioti – Jusuf Gërvalla (14:00) dhe Ulpiana – Vëllaznimi (14:00) janë ndeshjet tjera të së dielës. Të shtunën janë takimet Shqiponja – Samadrexha (13:00) dhe Vushtrria – Prishtina (17:00).

Në Ligën e Parë në program është java e gjashtë. Të shtunën janë ndeshjes Vjosa – Drita (17:00) dhe Besa – KEK-u (12:00). Të dielën janë ndeshjet CLICK – Trepça (11:30), Verona – Llapusha (12:00), Prizreni – Dukagjini (13:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat