Ferizaj i reagon Istogut dhe Faruk Shalës: Deklarata e papërgjegjshme, është e rrezikshme

Hendboll

Ferizaj i reagon Istogut dhe Faruk Shalës: Deklarata e papërgjegjshme, është e rrezikshme

Nga: K. G. Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 14:49
Xhavit Morina

Lideri i Kampionatit të Kosovës, klubi i hendbollit Ferizaj, i ka reaguar ashpër kampiones së Kosovës, Istogu.

KHF Ferizaj i ka bërë me dije Istogut dhe Faruk Shalës, se duhet të jenë të përgjegjshëm në deklarata, të sillen si kampione si në fitore, si në barazime dhe në humbje.

Ferizajaset i bëjnë me dije Istogut se nuk prishet miqësia për një humbje të thellë (35:26) që pësuan në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Sipas tyre, humbjet janë sportive. 

“Ndeshja e së dielës mes Ferizajt dhe Istogut, ka kaluar ashtu si i ka hije hendbollit, në një atmosferë sportive.

Fitorja jonë është plotësisht e merituar (35:26), kjo është arritur si rezultat i punës, angazhimit dhe lojës së mirë.

Shije të keqe kësaj ngjarje të bukur sportive i lënë deklaratat e papërgjegjshme të zyrtarëve të KHF Istogut, duke thënë se janë fyer nga publiku.

Dëshmia më e mirë është incizimi i ndeshjes në tërësi dhe aty dëgjohet animi korrekt i publikut, nuk ka fyerje dhe as një provokim qoftë edhe më i vogël.

Ferizaj është djep i hendbollit, gjithmonë ka kultivuar frymë sportive, bashkëpunimi me secilin klub.

Deklarata e papërgjegjshme, të papjekura, fëmijërore, aq më keq dezinformatat e tyre, janë të rrezikshme e skandaloze, pasi që po krijojnë  klimë të pakëndshme në opinion.

Ferizaj dhe Istogu kanë raporte të shkëlqyeshme dhe sa herë vashat e Istogut kanë fituar në Ferizaj, janë uruar dhe kanë kaluar sikur të jenë në Istog.

Si është e mundur Istogu kur fitonte në Ferizaj nuk i fyente askush, e tash kur humbin qenka fyer! Paradoks i llojit të vet!

Kësi deklarata të pakripura të jepen në opinion, është e padinjitetshme dhe nuk i bën nderë as Istogut. 

Istogu duhet mësohet të sillet si në fitore, si në barazim si në humbje sepse një klub kampion siç është Istogu nuk i ka hije të dezinformoi opinionin me gjëra të paqena e të trilluara vetëm për të arsyetuar veten para tifozëve dhe qytetarëve të saj!

Humbja nuk arsyetohet me deklarata të pamatura dhe duke e fyer një qytet të traditës së hendbollit siç është Ferizaj kinse i paskan fyer pasi që janë incizimet dhe kushdo që mundet le të vijë e ti shoh e të bindet.

E di mirë edhe Faruk Shala – kryetrajner i Istogut, për raportet e shkëlqyeshme që kemi si klube dhe shembullore. 

Për një humbje nuk goditet miku e as nuk prishet miqësia, se jemi sportistë dhe fitoret, barazimet e humbjen janë sportive dhe Istogu duhet mësohet me humbje.

Istogu le të gjej fajtorin të vetja për humbje, mos të atakojë një qytet që njihet për mikpritje, për qetësi dhe që e njohin në thelb lojën e bukur të hendbollit. 

I urojmë Istogut sukseset në garat evropiane”, reagon KHF Ferizajt, Xhavit Morina, president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat