Fitore me tri gola dallim e Prishtinës ndaj Vushtrrisë

Hendboll

Fitore me tri gola dallim e Prishtinës ndaj Vushtrrisë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 22:04
Pamje nga një ndeshje

Prishtina ka shënuar fitore me tri gola dallim ndaj Vushtrrisë.

Të shtunën në Podujevë, Prishtina e fitoi 34:31 ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:17.

Vladyslav Napadailo e Yll Visoka udhëhoqën Prishtinën me nga tetë gola. Nga pesë gola i shënuan Albi Gjuka e Enis Kuleta.
Egzon Ademi, Amir Fazliu e Fitim Klinaku i shënuan nga nëntë gola për Vushtrrinë.

Ndërkohë Besa Famgas fitoi bindshëm ndaj Vëllaznimit, 56:21. Ajdin Smajlagiq i shënoi 16 gola për ekipin pejan. 12 i kishte Antonio Vozila, ndërsa dhjetë i realizoi Jon Vokshi.

Te Vëllaznimi, Ardi Halili i kishte tetë gola ndërsa shtatë i shënoi Luigj Kolaj.

Dy ndeshje tjera të xhiros së dhjetë zhvillohen të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat