Ferizaj turpëron Kastriotin me traditë

Hendboll

Ferizaj turpëron Kastriotin me traditë

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 00:03
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj e mposhti rivalin lokal, Kastriotin, me rezultat 49:16.

Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së tetë të kampionatit të Kosovës.

Ferizaj ka fituar shtatë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 14 pikë. Kastrioti mbetet me dy pikë në pozitën e parafundit.

Luljeta Sopjani dhe Mirjeta Dinolli i shënuan nga shtatë gola për Ferizajn. Shtatë gola për Kastriotin i kishte Puhiza Gashi.

Tri ndeshje tjera të xhiros së tetë janë të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat