Hashani në Turqi për ndeshje të Kupës Evropiane

Hendboll

Hashani në Turqi për ndeshje të Kupës Evropiane

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 11:40
Hashani në mes

Delegati i Federatës Evropiane të Hendbollit dhe njëkohësisht i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, në fundjavë kishte angazhim ndërkombëtar.

Ai ishte delegat i EHF-së në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste që u zhvillua në Bodrum të Turqisë. Skuadra turke, Armada Praxis Yalikavaspor fitoi 28:19 ndaj skuadrës nga Italia, Brixen Sudtirol.

Skuadra turke e kishte fituar edhe ndeshjen e parë dhe avancoi tutje.

Për gjyqtarë, Hashani i kishte Ivo Boshnjakun dhe Josip Mariqin nga Bosnjë-Hercegovina.

Hashani tashmë ka përvojë të gjatë në kupa evropiane. Shquhet për punën që e kryen me përkushtim dhe seriozitet. Delegime tjera evropiane pritet të ketë për Hashanin dhe anëtarët tjerë të FHK-së në javët dhe muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat