Shqiponja sfidon liderin

Hendboll

Shqiponja sfidon liderin

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:21
Pamje nga një ndeshje

Shqiponja e Gjakovës e sfidon liderin e klasifikimit në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja Shqiponja – Ferizaj zhvillohet të shtunën prej orës 16:00.

Skuadra ferizajase është favorite, por te Shqiponja do të japin më të mirën në tentim për të ndalur pikët në Gjakovë.

Të shtunën janë edhe tri ndeshje tjera të javës së nëntë. Kampioni në fuqi, Istogu, i kthehet garës kampionale me ndeshjen në Ferizaj ndaj Kastriotit.

Istogaset vlerësohen favorite të mëdha për ndeshjen e së shtunës nga ora 18:00.

Vushtrria e Jusuf Gërvalla takohen nga ora 16:00, ndërsa Ulpiana e Samadrexha prej orës 14:30. Kjo ndeshje luhet në Samadrexhë.

Ndeshja e vetme e së dielës është Vëllaznimi – Prishtina. Skuadra prishtinase udhëton për dy pikë të reja.

Edhe në Ligën e Parë të hendbollisteve të shtunën janë katër ndeshje: Vjosa – CLICK (16:30), Besa – Drita (14:00), Verona – Trepça (17:30), Dukagjini – Llapusha (14:00). Prizreni – KEK-u është ndeshja e së dielës (11:30), që i takon xhiros së tetë në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat