Ferizaj nuk lejon befasi, Istogu pa mëshirë ndaj Kastriotit

Hendboll

Ferizaj nuk lejon befasi, Istogu pa mëshirë ndaj Kastriotit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 23:06
Ferizaj

Hendbollistet e Ferizajt kanë vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës.

Të shtunën në kuadër të xhiros së nëntë, Ferizaj fitoi në Gjakovë ndaj Shqiponjës me rezultat 37:26. Skuadra ferizajase nuk di për humbje këtë edicion garues dhe udhëheqë në tabelë me 18 pikë.

Shqiponja është e pesta me 10 pikë nga nëntë ndeshje.

Luljeta Sopjani ishte më efikasja te Ferizaj me tetë gola. Shtatë i shënoi Shkurta Mehmeti, ndërsa Anja Bojaniq i realizoi pesë gola. Alma Nivokazi u shqua me efikasitet te Shqiponja. I shënoi dhjetë gola. Pesë i kishte Sara Louise Lira Chaves.

Pas sfidave ndërkombëtare, me fitore në Superligë u kthye kampioni, Istogu.

Skuadra istogase e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 42:25. Dajana Milaniq i shënoi nëntë gola për Istogun, ndërsa tetë i shënoi kapitenja Albina Rugova.

Te Kastrioti më efikasja ishte Puhiza Gashi me tetë gola.

Me fitore ka vazhduar edhe Samadrexha, që renditet e dyta me 14 pikë. Samadrexha e mposhti Ulpianën me rezultat 40:21.

Ameni Jemmali dhe Erza Tafilaj i shënuan nga tetë gola për Samadrexhën. Shtatë i kishte Arlinda Maloku sa edhe Flaka Hoti e Ulpianës.

Po të shtunën, Vushtrria fitoi 40:26 ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla.

Gentiana Basholli, Nikelina Franca, Agnesa Hysa dhe Donita Kasumi i shënuan nga gjashtë gola për Vushtrrinë. 15 gola për skuadrën deçanase i realizoi Arjeta Imeraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat