Kosova po përgatitet për Evropian

Hendboll

Kosova po përgatitet për Evropian

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 11:12
Kosova

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës po punojnë me përkushtim dhe seriozitet maksimal.

Ata janë grumbulluar të dielën në Prishtinë,.

Grumbullimi treditor përfundon të martën.

Stërvitjet po mbahen në Bardhosh, ndërsa po drejtohen nga selektori i Kombëtares A, Bujar Qerimi.

Selektori Qerimi është i kënaqur me angazhimin e të rinjve, ndërsa e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë grumbullim. Janë ftuar 25 hendbollistë të rinj të klubeve tona.

Është ky grumbullimi i dytë i kësaj gjenerate, që prej 20 deri më 23 dhjetor do të paraqitet në një turne përgatitor në Belgjikë.

Në Belgjikë, Kombëtarja jonë do të ketë ndeshje me Belgjikën, Poloninë dhe Luksemburgun.

Ndërkohë në janar, Kombëtarja U18 paraqitet në kualifikimet për Evropian, në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat