Edhe një fitore për Istogun

Hendboll

Edhe një fitore për Istogun

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 21:13
Istogu

Hendbollistet e skuadrës kampione, Istogut, e kanë fituar edhe një ndeshje në Superligën e Kosovës.

Të martën u zhvillua ndeshja e mbetur e xhiros së tetë, Istogu – Vëllaznimi. Skuadra istogase fitoi me rezultatin bindës, 42:20.

Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të angazhimit evropian të Istogut. U luajt në Banjë.

Arlinda Dinarica i shënoi 11 gola për Istogun, ndërsa dhjetë i kishte Dajana Milaniq. Doresa Rugova kontribuoi me pesë gola.
Te Vëllaznimi, Elsa Dana i kishte pesë gola.

Istogu tani i ka 14 pikë nga tetë ndeshje. Vëllaznimi mbetet me tri pikë në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat