Serbët të shqetësuar: Serbia pa Champions League! Kosova e ka vendin në Ligën e Evropës!

Hendboll

Serbët të shqetësuar: Serbia pa Champions League! Kosova e ka vendin në Ligën e Evropës!

Nga: K. Goca Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 15:53
KHF Istogu, kampione e Kosovës

EHF ka publikuar renditjen e ligave dhe federatave kombëtare për sezonin e ardhshëm.

EHF ka publikuar listën sipas së cilës do të ndajnë vendet në Kupat e Evropës.

Media serbe “Monda.ba” ka shkruar me shqetësim: “Serbia pa Champions League! Kosova e ka vendin në Ligën e Evropës”.

“Sa i përket skuadrës së meshkujve, Spanja, Gjermania, Polonia, Franca, Danimarka, Hungaria, Portugalia dhe Norvegjia kanë një vend të sigurt në Champions League.

Serbisë nuk i është garantuar vend as në Ligën e Evropës, ku këtë vit më në fund mori përfaqësuese në formën e Vojvodinës, ku është në vendin e 23-të, ndërsa 18 federata marrin vende direkte.

Mirëpo, duke qenë se Rusia nuk është aty sepse është e pezulluar.

Sa i përket Kupës EHF-it, për momentin janë katër vende të garantuara, do të shohim nëse do të reduktohet në tre nëse kampionët e Serbisë luajnë në Ligën e Evropës, edhe pse kjo nuk ka gjasa.

Sa i përket hendbollisteve, Champions League nuk bëhet fjalë, prandaj Serbia mund të llogarisë edhe dy vende në Ligën e Evropës dhe dy vende në Kupën EHF.

Megjithatë, situata mund të jetë shumë më e mirë duke pasur parasysh se Mali i Zi ka një vend të garantuar në Champions League, se Kroacia është afër atij vendi, madje edhe Kosova ka vend në Ligën e Evropës”, shkruan ky farë mediumi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat