Istogu pa telashe ndaj Prishtinës

Hendboll

Istogu pa telashe ndaj Prishtinës

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 22:10
Pamje nga një ndeshje

Kampioni në fuqi, Istogu, nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën në Banjë, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 36:22.

Pas pjesës së parë istogaset kishin epërsi prej pesë golash, 17:12.

Kapitenia Albina Rugova udhëhoqi Istogun me dhjetë gola. Dajana Milaniq i kishte gjashtë gola, ndërsa Fatiha Haimer i realizoi pesë.Te Prishtina më efikasja ishte Sia Celine Tolno me 13 gola. Bintou Oulare i kishte tri gola.

Istogu është i dyti në tabelë me 16 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Prishtina renditet e gjashta me dhjetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat