Fitorja e dhjetë për Ferizajn

Hendboll

Fitorja e dhjetë për Ferizajn

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 22:21
Ferizaj

Fitoren e dhjetë rresht e ka shënuar Ferizaj. Ferizaj kishte ndeshje në udhëtim, ndërsa e mposhti Vushtrrinë me rezultat 29:25 në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).

Pas pjesës së parë dallimi ishte pesë gola në të mirë të Ferizajt, 16:11.
Amanda Stein i shënoi nëntë gola për Ferizajn, ndërsa shtatë i kishte Amanda Lemos De Andrade.

Ferizaj udhëheq me 20 pikë. Vushtrria renditet e pesta me 10 pikë.

Skuadra tjetër ferizajase, Kastrioti, pësoi 37:30 nga Shqiponja në Gjakovë. Victoria Nascimento Silva shënoi dhjetë gola për Shqiponjën, ndërsa gjashtë i kishte Diellza Nuza.

Nga gjashtë gola për Kastriotin i kishin Puhiza Gashi e Vahide Gashi.

Shqiponja tani është e katërta me 12 pikë. Kastrioti ka katër pikë në vendin e tetë.

Ndeshja më e barabartë ishte ajo mes Ulpianës dhe Jusuf Gërvallës. Në fund rezultati ishte 29:29. Ermira Krasniqi i shënoi 11 gola për Ulpianën. Arijeta Imeraj i kishte 12 gola për skuadrën Jusuf Gërvalla.

Për Ulpianën ishte barazimi i dytë. Ka dy pikë në vendin e fundit. Jusuf Gërvalla fitoi pikën e pestë, që i mjaftojnë për vendin e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat