Gegaj e Zogaj shënojnë nga nëntë gola

Hendboll

Gegaj e Zogaj shënojnë nga nëntë gola

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:17
Pamje nga një ndeshje

Dy reprezentuesit e Kosovës, Leonard Gegaj e Shaban Zogaj, janë përballur të dielën në Allsvenskan të Suedisë.

Të dy kanë luajtur ndeshje të madhe, ndërsa në fund ka festuar Gegaj.

Ai ishte më i miri te skuadra Anderstorps, që fitoi 32:31. Gegaj i shënoi plot nëntë gola.

Më efikasi te skuadra IFK Karlskrona ishte Shaban Zogaj po ashtu me nëntë gola.

Pjesë e rëndësishme e Karlskronas është portieri Flamur Gërbeshi.

Zogaj e Gegaj pritet të jenë lojtarë të rëndësishëm të Kosovës në ndeshjet e janarit me Britaninë e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat