A po e frikëson hija e Taib Kabashit Verim Zherkën?

Hendboll

A po e frikëson hija e Taib Kabashit Verim Zherkën?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:07
Verim Zherka e Taib Kabashi

Taib Kabashi është prej kryetrajnerëve më motivues që ka Superliga e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kabashi ka prirje motivuese, që nëse edhe hendbollistët janë të përgjumur, di t’i këndellë brenda minutave.

E ka dhunti prej Zotit Taib Kabashi, kryetrajner i Trepçës së Mitrovicës.

Edhe kur ka qenë selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt), është i pari që i solli medaljen e bronztë nga Kampionati Botëror për shtetet në zhvillim!   

A po e frikëson hija e Taib Kabashit Verim Zherkën?

Zherka është kryetrajner i liderit të kampionatit, KH Rahoveci!

Burime e afërta me Kabashin, thonë se Trepça po përgatitet maksimalisht dhe për t’i shkaktuar humbjen  e parë Rahovecit pas 12 fitoreve rresht.

E para, Trepça e ka përparësi terrenin vendas.

E dyta, lojtari më i mirë i mungon Rahovecit, është fjala për Egzon Gjukën.

Flitet e përflitet se Kabashi po rri zgjuar deri në orët e mesnatës duke shikuar disa herë videot e KH Rahovecit dhe i ka gjetur disa pika të dobëta dhe ka përpunuar disa skema ndaj rivalit.

Këto pika të dobëta që i ka gjetur do t’i shërbejnë Kabashit që ta “amortizojë” lojën e Rahovecit.
Kabashi ka intuitë që di t’i fitojë derbit. 

Padyshim se Zherka nuk do të jetë i qetë në asnjë formë para derbit të së shtunës (19.00) në “Minatori” të Mitrovicës sepse e njeh potencialin dinak të Kabashit që ka si trajner.    

Kabashi ka disa skema që do të jenë të panjohura për Verim Zherkën, ky fundit nuk e ka qetësinë duke e njohur homologu e tij që shquhet për stilin e tij motivues.

Të vetmen gjë të përbashkët Kabashi e Zherka  e kanë se lëvizin njësoj me duar por jo edhe me trup sepse Kabashi kur reagon kthehet nga pankina e delegatit e Zherka nga mesi i fushës! Kabashi ka prirje edhe nga nervozizmi për të buzëqeshur por jo edhe Zherka. 

Mbetet të shihet se pikat e dobëta që i ka gjetur Kabashi, a do të janë shkatërruese për Rahovecin dhe verim Zherkën?

Një gjë që dihet, Kabashi nuk e ka problem edhe 10 orë të shikojë të njëjtin ndeshje në video sepse e kërkon me çdo kusht të gjejë dobësitë e rivalit!

E ka prirje si trajner dhe kjo e veçon nga të tjerët. 

 Rahoveci kryeson me 24 pikë dhe Trepça renditet në vend të tetë me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat