Një takim interesant mes Mexhit Devajës, prof. Ismet Jupës dhe Rifat Shabanit

Hendboll

Një takim interesant mes Mexhit Devajës, prof. Ismet Jupës dhe Rifat Shabanit

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 17:47
Nga e majta Rifat Shabani, presidenti i nderit të FHK-së, Mexhit Devaja dhe prof. ismet Jupa, ish selektor i kombëtares së Kosovës

Tri figura që nuk iu ndanë kurrë hendbollit, sot u takuan dhe biseduan për shumëçka, për të kaluarën dhe të sotmen e hendbollit të Kosovës.

Ish presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhit Devaja, tani president nderi, prof. Ismet Jupa, ish selektor i kombëtares së Kosovës (femrat) dhe trajneri i mirënjohur Rifat Shabani.

Një takim i përzemërt mes tre kontribuesve të mëdhenj të hendbollit dhe sportit në përgjithësi.

Tre protagonistë që rrezikuan edhe jetën në kohën e gjeneratës së sakrificës në vitet e 90-ta, në rezistencë ndaj regjimit serb, sot ishin të ftuar special nga shkrimtari Banush Imeri, i cili promovoi librin shumë domethënës: “Gjurmëve 55 - vjeçare të klubit hendbollistik ‘Vjosa’ të Shtime”. 

Devaja, prof. Jupa dhe Shabani, evokuan me krenari kohërat e ndryshme të hendbollit sidomos ndërkombëtarizimi i hendbollit, sporti i parë nga ato kolektive që hapi rrugët në Evropë pikërisht me 18 dhjetor të vitit 2004 në Budapest të Hungarisë.

Prof. Ismet Jupa është trajner i parë në kohën e pavarësimit që me Kastriotin e Ferizajt fituan titullin e kampionit të Kosovës. Rifat Shabani nuk u ndal asnjëherë duke dhënë kontribut të madh në Gjilan dhe në përgjithësi hendbollin.

Dikur edhe anëtarë të bordit të FHK-së me në krye me president Devaja, që vërtetë ka pas një bord të fuqishëm e me emra dhe profesorë të dëshmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat