Taib Kabashin nuk e shqetësojnë lëndimet, e paralajmëron Rahovecin se do të njoftohet me humbje

Hendboll

Taib Kabashin nuk e shqetësojnë lëndimet, e paralajmëron Rahovecin se do të njoftohet me humbje

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 dhjetor 2023 Në ora: 16:25
Taib Kabashi

Në fundjavë (të shtunën, 19.00) do të zhvillohet derbi i madh i hendbollit në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. 

Përballen fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça e Mitrovicës dhe lideri i kampionatit, Rahoveci.

Trepça është e mobilizuar deri në pikën e fundit me synime që ta ndalin serinë e fitoreve të rahovecianëve.

Rahoveci nga 12 ndeshje ka 12 fitore dhe synon edhe të 13-tën në Mitrovicë.

Kryetrajneri i Trepçës, Taib Kabashi, thotë se përgatitjet po shkojnë siç është më së miri dhe premton lojë të mirë me ekipin e tij.

“Thënë të drejtën, ne së pari do të paraqitem pa dy lojtarë, portierin brazilian Marley Wallace dhe Lulzim Shabanin, për të cilët ka përfunduar sezoni vjeshtorë, po ashtu kemi me lëndime edhe dy lojtarë,

Sali Maxhera ka probleme me nyje dhe Yassine Henahen e ka dorën e lënduar, ndërsa Behar Terziq nuk ka mbrojtur në dy – tre ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.

Do të kthehet Deniz Terziqi që ka pas një lëndim në ndeshjen me Vëllaznimin”, thotë Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Kabashi përkundër shqetësimeve që ka me mungesa dhe lëndimeve të disa hendbollistëve, ai beson e shpreson se me angazhim e lojë të mirë do t’i gëzojnë tifozët “Torcida”.   

“Sa i përket Rahoveci është ekip e mirë dhe i mungon lojtari më i mirë Egzon Gjuka, është ndër lojtarë më të mirë që është shpallur në Kosovë”, ka nënvizuar kryetrajneri mitrovicas.

Trepça është e gatshme për sfidën e madhe dhe presin një numër sa më të madh të shikuesve në palestrën e sportit “Minatori”.

“Ne duhet të përgatitemi dhe besoj se do të jetë loja më e mirë e sezonit vjeshtor. Pas lojës së fundit (me besën 35:33) që u paraqitën më shumë lëndime, gjasat janë 50 me 50 për fitore kur dihet se në ‘Minatori’ nuk kemi asnjë humbje.

Mendojmë t’i shkaktojmë humbjen e parë Rahovecit, kështu që në pranverë gjasat do t’i kemi të barabarta me dy ekipet e para, me Besën që kemi baras me pikë dhe Rahoveci ka një shkëputje”, thotë Kabashi.

Cilat janë përparësitë e Trepçës?

“Nëse shikojmë formacionin janë disa pika ku ne i kemi përparësitë, me pozitën e bekut të majtë Deniz Terziqi dhe kapitenin Sali Maxhera në duel me Jeton Bislimin e Rahovecit. 

Në pozitën majtën e kemi Yassine Henahen, po ashtu portieri Liridon Esatin që është në formë të mirë e që ka bërë 17 pritje ndaj Besës.

Hamdi Salihun në dy ndeshjet e fundit është në formë. Rahoveci e ka përparësinë e Alonsos e Radojeviqit, ka dy portierët më të mirë, Currin dhe Luzhën. Nëse angazhohemi maksimalisht do të kemi sukses”, ka përfunduar Kabashi.

Pas javës së 12-të në Superligën e Kosovës, Rahoveci kryeson me 24 pikë, duke lënë pas Besa Famgas 18, Trepçën 18, Kastriotin 14 pikë, Prishtinën 14 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat