Verim Zherka me mendje në Mitrovicë, e ka ilaçin që do të fus në gjumë sportiv Taib Kabashin 

Hendboll

Verim Zherka me mendje në Mitrovicë, e ka ilaçin që do të fus në gjumë sportiv Taib Kabashin 

Nga: K. Goca Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:25
Verim Zherka

Verim Zherka është i relaksuar dhe nuk mërzitet fare se si përgatitet e motivohet Trepça e kryetrajnerit Taib Kabashi por kryesisht merret me klubin e tij, Rahoveci.

Kryetrajneri i Rahovecit, Zherka, ka qetësinë dhe përparësinë psikologjike për dallim nga homologu i tij.

E para, Rahoveci është lider me 24 pikë e ka 6 pikë para Besës dhe Trepçës, që kjo e bën edhe më komod e do të luajnë pa presion.

E dyta, Zherka ia di tri dobësi Taib Kabashit, që pretendon ta lërë duarbosh në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

E treta, Zherka e njeh mentalitetin e Kabashit edhe e di më mirë se çdo kush tjetër se me cilën formulë mund t’ia humb kontrollin e lojës.

Rahoveci po përgatitet për fitore në Mitrovicë anipse ka mungesë hendbollistin më të mirë Egzon Gjuka, për shkak të lëndimit.

Flitet e përflitet se Zherka do të luajë ndryshe nga herët tjera që do të komplikojë shumë lojën dhe do fus në pozicionin shah mat Taib Kabashin.

Zherka e ka “ilaçin” që do fus në "gjumë" Kabashin në derbin e madh!

Ndeshja luhet të shtunën në orën 19.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat