Operohet Gjuka

Hendboll

Operohet Gjuka

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:37
Gjuka

Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, sot është operuar me sukses.

Gjuka është anëtar  liderit të Superligës së Kosovës, Rahoveci dhe reprezentues i Kosovës. 

Mungesa e tij do të vërehet dukshëm në petkun e Rahovecit.

“Siç ju kemi paralajmëruar më herët, i pandalshmi dhe ai që nuk kurseu asgjë për klubin, Egzon Gjuka i është nënshtruar një operimi pas lëndimit.

Gjithçka ka shkuar mirë dhe lojtari më i mirë në Kosovë tani do të hyjë në fazën e rehabilitimit.

Gjukën e presim edhe më të fortë nga pjesa e dytë e sezonit!

Forca Egzon, hajde Rahovec”, njofton KH Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat