Jeton Bislimi: Ndaj Trepçës presim lojë të mirë, të fitojmë edhe për Gjukën

Hendboll

Jeton Bislimi: Ndaj Trepçës presim lojë të mirë, të fitojmë edhe për Gjukën

Kemajl; Goca Nga Kemajl; Goca Më 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:04
Jeton Bislimi në veprim

Lideri i elitës së hendbollit të Kosovës, Rahoveci, do të përballet me Trepçën në palestrën e sporti “Minatori" në Mitrovicë.

Është kryendeshja e javës dhe që pritet me padurim nga dashamirët e kësaj loje.

Rahoveci synon të ruajë serinë e fitoreve, ndërsa Trepça do pikë të plotë dhe t'i afrohet kreut.

Image

Jeton Bislimi në veprim

Kryendeshja luhet nesër në orën 19.00. 

Rahoveci kryeson me 24 pikë, duke lënë pas Besa Famgas me 18 e Trepçën me 18 pikë etj.

Jeton Bislimi prej hendbollistëve më të mirë në vendin tonë që luan me sukses për Rahovecin, kërkon fitoren e 13 rresht në kuadër të javës së 13-të.

Ai flet se sa janë të përgatitur për këtë sfidë të madhe.

“Jemi të përgatitur maksimalisht dhe shihet edhe që jem lider në tabelë”, tha Bislimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Rahoveci ka mungesë të madhe Egzon Gjukën, i cili për shkak të lëndimit dje është operuar. 

“Ndaj Trepçës presim lojë të mirë edhe të shënojmë fitore, edhe pse kem mungesë njërin ndër lojtarët më të mirë Egzon Gjuka por neve na mbetet të hyjmë në lojë e të fitojmë edhe për Gjukën që është motiv shtesë për ekip”, shpreh optimizmin Bislimi.

Ku janë përparësitë?

“Përparësinë tek ne është grupi që po shkon shumë mirë”, ka thënë Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat