Në Samadrexhë ndeshja më interesante te hendbollistet

Hendboll

Në Samadrexhë ndeshja më interesante te hendbollistet

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:02
Pamje nga një ndeshje

Samadrexha – Prishtina pritet të jetë ndeshja më interesante e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kjo është xhiroja e fundit për këtë vit në kampionatin e hendbollisteve.

Samadrexha e Prishtina takohen të dielën nga ora 17:00, në ndeshjen e fundit të xhiros.

Samadrexha është e treta me 16 pikë, ndërsa Prishtina e gjashta me 10 pikë.

Të dy skuadrat synojnë pozita më të larta dhe janë në kërkim të pikëve të reja.

Të dielën janë edhe ndeshjet Jusuf Gërvalla – Vëllaznimi (14:00) dhe Ferizaj – Ulpiana (15:30). Ferizaj synon fitoren e radhës për ta mbajtur pozitën e parë. Udhëheq në tabelë me 20 pikë, ndërsa i ka fituar dhjetë ndeshjet e deritashme.

Dy ndeshje janë të shtunën.

Në Gjakovë prej orës 16:00 takohen Shqiponja dhe Istogu. Kampioni aktual, Istogu, llogarit në dy pikë të reja. Kastrioti e Vushtrria takohen prej orës 15:30 në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat