Rahoveci forcë për Trepçën, Zherka i tregoi Kabashit se kush është shefi

Hendboll

Rahoveci forcë për Trepçën, Zherka i tregoi Kabashit se kush është shefi

Nga: K. Goca Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 20:24
Rahoveci

Rahoveci ka regjistruar fitoren e 13 në elitën e hendbollit të Kosovës. 

Rahoveci u tregua forcë edhe për Trepçën në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. 

Lideri i kampionatit, ka shënuar fitore me rezultat 42:35 (24:19) ndaj Trepçës. 

Rahoveci nuk ka të ndalur 13 ndeshje po aq fitore.

Kryetrajneri i Rahovecit, Verim Zherka, i tregoi homologut të tij, Taib Kabashit, se kush është shefi i Superligës.

Qysh në pjesën e parë u pa se mysafirët do të arrijnë fitore kur shkuan në pushim me pesë gola (19:24). 

Në minutën e 50-të, Rahoveci udhëhoqi me 36:30 dhe për të triumfuar me rezultat 42:35.

Hendbollistët Jon Muqolli shënoi 14 gola për Rahovecin, i ndihmuar nga Alban Haziraj 12, Mal Luzha 9 gola, Jeton Bislimi 4 dhe të Trepça Amar Mujka u dallua me 8 gola.

Rahoveci ka luajtur pa hendbollistin më të mirë, pasi që Egzon Gjuka është operuar dje.

Rahoveci kryeson me 26 pikë dhe ka tetë më shumë se Trepça në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat