Për një euro bast, gjyqtari më i mirë i hendbollit kroat - suspendohet për tre vite

Hendboll

Për një euro bast, gjyqtari më i mirë i hendbollit kroat - suspendohet për tre vite

Nga: K. Goca Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 23:22
Boris Millosheviq dhe Matija Gubica

Boris Millosheviq dhe Matija Gubica, janë gjyqtarët që u shpallën më të mirë në botë për vitin 2022. 

“Disa javë më vonë, stacioni televiziv danez TV2.dk akuzoi çiftin e gjyqtarëve kroat për pjesëmarrje në trukime të ndeshjeve.

Lajmi i hendbollit që bëri jehonë vjen nga EHF dhe nuk është i mirë për Kroacinë. EHF e pezulloi për tre vjet gjyqtarin më të mirë kroat Matija Gubica. 

Gubica do të paguajë një gjobë prej 6 mijë eurosh. 

Gubica konsiderohej si një nga gjyqtarët më të mirë në botë, ndërsa problemet nisën në fillim të vitit, shkruan portali Euro Handball.

Matija Gubica ishte shkarkua nga posti i nënkryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve Kroatë të Hendbollit.

Siç mësohet, Gubica është suspenduar nga EHF për baste në ndeshje.

Ndeshjet për të cilat ka vënë bast i janë gjetur në celularin e tij, pagesat dyshohet se kanë qenë të mjerueshme dhe kanë qenë vetëm një euro, por gjoba gjithsesi ka mbërritur”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat