Dardan Dugolli: Atmosferë festive në Ferizaj para sfidës me Besën! Ja pse jemi më të mirë se Prishtina

Hendboll

Dardan Dugolli: Atmosferë festive në Ferizaj para sfidës me Besën! Ja pse jemi më të mirë se Prishtina

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 dhjetor 2023 Në ora: 13:46
Dardan Dugolli

Derbi i javës do të zhvillohet në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, mes Kastriotit dhe kampionit në fuqi, Besa Famgas. 

Besa nuk është e fortë sikur në vitet paraprake pavarësisht kësaj është e frikshme për ferizajasit. 

Kastrioti është i mobilizuar për fitore. 

Image

Në kampin e Kastriotit është atmosferë për lakmi dhe të gjithë të bindur, se me angazhim e lojë të mirë, fitoren do të kenë në xhep.

Portieri i Kastriotit, Dardan Dugolli, premton se do të lë “shpirtin” në fushë vetëm për fitore dhe që do të ishte dhurata më e bukur për tifozët në këtë fundvit. 

Rahoveci kryeson me 26 pikë pas13 jave në Superligën e Kosovës, duke lënë pas Besën me 20, Trepçën 18, Kastriotin 16, Prishtinën me 14 pikë. 
Ballafaqimi Kastrioti - Besa Famgas luhet nesër (19.00).

“Bota sot”: Si e sheh derbin me Besën dhe sa jeni të përgatitur?

Dardan Dugolli: Jemi duke u përgatitur maksimalisht për derbin e të shtunës që publikut ferizajas t’i ia sjellim një derbi të bukur dhe një atmosferë festive në palestër.

“Bota sot”: Ku janë përparësitë e ekipit tuaj?

Dardan Dugolli: Përparësia? Definitivisht është terreni vendas sepse publiku ferizajas do të jetë lojtari i 8-të për ne.

“Bota sot”: Në rast të fitores, i afroheni Besës për dy pikë, a do të ishte edhe një motiv shtesë për në vazhdim të kampionatit?

Dardan Dugolli: Pa dyshim që po, do ta përfundonim sezonin vjeshtor vetëm dy pikë larg vendit të dytë dhe do të hynim në sezonin pranveror me motiv shtesë që ketë edicion të jemi në luftë  për play – off.

“Bota sot”: Po kthehet publiku gradualisht në Ferizaj, a do të jetë lojtari i tetë në këtë sfidë?

Dardan Dugolli: Sigurisht që po, kemi edhe përkrahjen e tifogrupit “Ujqit” dhe kjo do të jetë një motivim ekstra për të shtunën mbrëma.

“Bota sot”: Pesë ekipe në garë për katër vendet e para, a e ndjeni presionin e Prishtinës?

Dardan Dugolli: Jemi në tabelë me lart se Prishtina por jo edhe shumë. Mendoj që edhe Prishtina ka ekip cilësore por do të shohim çfarë do të sjell sezoni pranveror.

“Bota sot”: Pse jeni më të mirë se Prishtina?

Dardan Dugolli: Sepse jemi të renditur më mirë në tabelë!

“Bota sot”: A jeni të kënaqur me kushtet në klub?

Dardan Dugolli: Sinqerisht, me këtë rast desha edhe të falënderoj kryesinë e klubit me në krye kryetarin Fisnik Jashari që çdo kërkesë tonën e kanë plotësuar. Sinqerisht, mendoj që arsyeja kryesore e suksesit tonë këtë stinor është kryesia kompakte!

“Bota sot”:  Çfarë i premton shikuesve para sfidës me Besën?

Dardan Dugolli: Do të luftojmë për çdo top deri në sekondën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat