Franca kampione e botës

Hendboll

Franca kampione e botës

Nga: K. G. Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 20:34
Franca feston

Franca është kampione e botës në hendboll (femra).

Franca ka shënuar fitore me rezultat 31:28 (20:17) ndaj Norvegjisë.

Në një atmosferë drithërues është zhvilluar finalja në palestrën “Jyske Bank Boxen” në Herning të Danimarkës, para 12 mijë shikuesve.

Franca ka dëshmuar lojë më të mirë se Norvegjia sidomos në pjesën e parë shkëputet në epërsi me tre gola 920:17) në minutën e 30-të.  

1:0, 2:2, 3:4, 5:5,  5:7, 7:8, 10:10, 13:13, 16:14, 19:15 dhe 20,17, kështu sillej pjesa e parë. 

Norvegjia ia doli të ngushtojë rezultatin në 26:25 por jo edhe të barazojë.

Në minutën e 53-të, francezet shtojnë epërsinë në katër gola (29:25) ndaj norvegjezeve.

Pas tre minutave (29:27) ngushtohet.

Ndeshje e luftuar deri në fund, ndërsa Franca nuk ka lejuar që të thyhet rezultati i saj duke fituar me 31.28.

Me këtë finale bie perdja e edicionit të 26-të të garës kryesore botërore të hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat