Çairi bindës ndaj Astibos

Hendboll

Çairi bindës ndaj Astibos

Nga: K.G. Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:14
Çairi

Hendbollistet e Çairit e mbyllën me fitore pjesën vjeshtore të sezonit në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, pasi fituan me rezultat 45:37 (23:17) ndaj Astibos, në kuadër të javës së 13-të.

Trajneri i Çairit, Basri Latif,t siguroi fitoren pa shumë probleme, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes.

Më efikasja në fushë ishte anëtarja e Astibos, Marija Ançeva, e cila shënoi 20 gola.

Për skuadrën fituese u shquan Teodora Dukoska dhe Stefanija Gjorgjievska me nga nëntë gola, dy më pak shënoi Bojana Dinevska.

Çairi është në vend të dytë me 34 pikë apo me 11 fitore, 1 barazim e 1 humbje, ka 4 pikë më pak se liderja Gjorgje Petrov..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat