Kombëtarja e Kosovës U18 në Belgjikë

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës U18 në Belgjikë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:17
Kombëtarja U18 e Kosovës

Pas një udhëtimi të gjatë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka arritur të martën në Lokeren të Belgjikës.

Prej të mërkurës deri të premten hendbollistët tanë të rinj do të paraqiten në turneun ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.

Paraqitja në këtë turne vlerësohet me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e kësaj gjenerate, që për herë të parë do të ketë sfida serioze ndërkombëtare.

Të mërkurën prej orës 20:00, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve luan ndaj Belgjikës.

Të enjten prej orës 18:00 është ndeshja Kosova – Luksemburgu, ndërsa ndeshja e fundit është të premten prej orës 10:00.

Kombëtarja jonë U18 luan ndaj Polonisë.

Kjo gjeneratë ka pasur disa grumbullime të përbashkëta, ndërsa ekipi pritet të marr formë gjatë qëndrimit në Belgjikë.
Menjëherë në janar, Kosova U18 paraqitet në kualifikimet për Kampionat Evropian.

Ndeshjet do t’i zhvillojë në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat