Agim Aliu e nderon prof. Ismet Jupën me dekoratën ‘Nderi i Qytetit’ 

Hendboll

Agim Aliu e nderon prof. Ismet Jupën me dekoratën ‘Nderi i Qytetit’ 

Nga: K. G. Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 12:59
Prof. Ismet Jupa dhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Prof. Ismet Jupa trajneri i mirënjohur i hendbollit në Kosovë, më së shumti trofe i pruri KH Kastriotit të Ferizajt dhe disa vite ka qenë selektor i kombëtares së Kosovës, disa vite anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. 

Po ashtu disa vite edhe kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës e kontribues i madh në gjeneratën e sakrificës, është nderuar me dekoratën "Nderi i Qytetit" nga kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu. 

Në këtë jubile të 150-të të themelimit të Ferizajt, me vlerësim për angazhimin dekadësh për sportin ferizajas, duke qenë kontributplotë në ngritjen e fuqizimin e tij, me vlerat njerëzore e profesionale, ndava dekoratën "Nderi I Qytetit" për Ismet Jupa për kontribut të jashtëzakonshëm në përfaqësimin dhe ngritjen e sportit ferizajas”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

Prof. Jupa ka zbuluar e formuar shumë emra të hendbollistëve që lanë gjurmë e disa prej tyre ende janë aktiv nëpër klubet e ndryshme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat